Saranda, drejt një bande muzikore femërore?

Pak ditë më parë, nga Bashkia do ofroheshin pamje të audicioneve për bandën e ardhshme të qytetit, atë muzikore, tashmë qe ekzistuesja është në moshën e tretë, gati për t’i dorëzuar veglat.

Ishte Bashkia ajo që kohë më parë shpalli inisiativën për një bandë te re, duke ftuar mosha të njoma që të mësojnë nga një vegël muzikore, për të qenë nesër pjesë e bandës së re muzikore.

Por siç mund të vihet re në përgatitjet e audicioneve, dominojnë vajzat e jo djemtë ndër konkurrentë për t’u pranuar fillimisht për veshin e duhur muzikor e më pas për një instrument të caktuar.

Bandat muzikore janë zakonisht mashkullore në përbërje, por nëse në këtë rast trendi është femëror, nesër Saranda mund te kishte ndër bandat e rralla me dominim femëror.