Sarandë, bëri punime në pjesën e jashtme të banesës së tij, procedohet penalisht
Policia njofton se nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë,.
Sipas Policisë, procedimi penal ndaj tij u krye pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.