Sarandë, tjetër procedim penal për ndërtim pa lejen e “organeve kompetente”
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në Metoq, Sarandë,.
Sipas Policisë, procedimi penal ndaj tij u krye pasi u konstatua duke shtuar një sipërfaqe me konstrukt betoni, në një godinë në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente.
Edhe ndaj këtij shtetasi, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.