Hapja e sezonit turistik, Adrian Gurma: Saranda i ka të hapura dyert për të gjithë

Në një skenë madhështore në shëtitoren e saporikosntruktuar dhe në një sfondin e detit blu, Saranda dha sinjalin zyrtar të mikrptjes për çdo turist vendas dhe të huaj dhe bëri ‘celebrimin’ e një sezoni më të prgatitur turistik.

Duke përshëndetur publikun prej mijëra pjesëmrrësish, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh “Saranda i ka hapur dyert për të gjithë. Jemi në kulmin e përgatitjeve për sezonin turistik.”

Duke ëprmendur faktins e ndryshe nga çdo vit I mëparshëm përgatitjet për sezoni n dhe vitin turistik nisën qysh në përfundim të sezonit të lakuar Gurma theksoi: “Nuk i kemi filluar tani përgatitjet, i kemi filluar shumë herët, në fund të sezonit të bitit të kaluar..Diellin e kemi shumë të  mirë, detin e kemi shumë të mirë dhe njerëzit i kemi të mrekullueshëm për të pritur turistë.:-tha Gurma duke shtuar se “Dashuriae e sarandiotëve për turistët është e para.Më thjesht se kaq nuk ka: “EJA NË SARANDË!-

Se cfare do të këtë të re ky sezon, Gurma përmendi shetitoren e rikonstruktuar si një aset i mrekullueshëm, rrugën e rë që po përfundon dhe do ta afrojë Sarandën mm Tiranën dhe trevat mbarëshqiptare prej nga presim edhe më shumë turistë, e cila do të jetë më e shkurëtr.Këto dhe shumë gjera të tjera që jemi në përgatitje do ta bëjnë Sarandën ndryshe nga çdo vit.-tha Gurma.

Ai  nuk harroi të falëndërojë strukturat shtetërore lokale dhe bizneset që kanë bërë gjithshka  që Saranda të jetë përla e turizmit shqiptar.

E pranishem në këtë  ceremoni dhe festë popullore Zvendësminstrja e Turizmit dhe mjedisit ,Vilma Bello; vuri në dukje se”sot është një festë e vërtëtë për të celur sezonin, Sarandë ëstë dhe te jetë mbretëresha e gjithë turizmit në Shqipëri vecanërisht në jug -tha Bello“.

Pas kësaj ceremonie të thjeshtë, publiku i gjerë ndoqi një koncert nga Ansambli Shtëtëror i Këngeve dhe Valleve si dhe performancën e disa grupeve folklorike vendore; panairin e suvenireve turistike, ekspoizitën e karikturës të autorit të njohur Bujar Kapexhiu , një ekspozitë me objekte të destinacioneve  rajonale turistike dhe një tjetër te detarisë shqiptare me fokus rajonin e Sarandës , etj.