Tifozëria, kur Saranda luante me Gjirokastrën: Rrugë e re ndërkombëtare, Çukë -Korfuzë me komardare…
Midis ekipeve te futbollit te Gjirokastres, Sarandes dhe Delvines, para viteve 90 ka patur rivalitet te forte. Ne pergjithesi te tria qytetet kane qendruar ne kategori te dyte po Gjirokastra ka qene me e dukur, me e organizuar e me sulmuese dhe per shume vite ka gezuar sportdashesit e saj ne kategorine e pare.
Po ajo qe duam te kujtojme nuk eshte si e qysh kane lojtur e sa ndeshje kane fituar apo kane humbur, dhe as per te vene ne dukje lojtaret me te mire te tre qyteteve te jugut.
Duam te lavderojme tifozerine qe ka qene e flakte ne shkallet e stadiumeve, shume entuziaste dhe, mbi te gjitha, edhe krijuese.
Shpesh loja apo fitoret jane shoqeruar edhe me vargje , nje pjese dhe humoristike, por shumica mobilizuese dhe vleresuese per ekiper perkatese.
E shquar ne kete fushe ka qene tifozeria e Sarandes dhe Delvines.
Kujtojme fushat sportive te ketyre dy qyteteve qe ngriheshin ne kembe nga zerat e bashkuara te tifozeve ne korr:
Ja disa nga parrullat ne vargje:
Bistrica, Bistrica, Bistrica budallaqe
Hodhe rrjetat, zure barbakaqe…
…………………………………………..
Rrugë e re ndërkombëtare
Çukë – Korfuz me komardare …
O Saranda, Saranda rrethë e qark
nëpër stadium
Mos u mërzisni shokë tifoza, se fitorja
ka marrë fund!
…………………………………..
Milto Gurma me këmbë kroson
Bert Kamberi me kokë shënon
E te tjera e te tjera:
Dhe tani kerkesa tone:
Po si eshte shprehur ne vite tifozeria Gjirokastrite per ekipin e zemres Luftetarin?