Kumbaro dhe Mamaj ndjekin ecurinë e punimeve të rrugës për tek “Syri Kaltër”  

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, zonja Mirela Kumbaro, dhe prefekti i Qarkut të Vlorës, z. Flamur Mamaj, ndodheshin dje në bashkinë e Finiqit , ku inspektuan punimet e rrugës  së “Syrit të Kaltër”.

Me rastin e vizitës së tyre ata bashkëbiseduan me kryetarin e Bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço dhe mbollën në mënyrë simbolike pemën e parë në rrugën nacionale të Vrionit.

Ata dhënë mesazhin e kujdesit ndaj mjedisit dhe njëkohëshisht bashkërendimin e punës në mënyrë të pandërprerë për një mjedis të pastër dhe pa mbetje urbane.