“Shqiponjat” në Sarandë arrestojnë të riun nga Delvina (Emri)
Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, Policia e Sarandës, ditën e djeshme ngriti disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë pasditen e djeshme u kap një i ri nga Gjirokastra, të cilit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.
Policia e Sarandës ka shoqëruar një tjetër person në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në kuadër të operacionit blic të zhvilluar në këtë qytet për kapjen e personave me rrezikshmëri ose që janë shpallur në kërkim. Mësohet se Enea Hasanaj, 21 vjeç është kapur nga forcat “Shqiponja” me dorezë metalike një i ri nga fshati Vllahat, bashkia Delvinë. Ai akuzohet për mbajtje të armëve të ftohta.
Njoftimi i policisë:
“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, Policia e Sarandës, ditën e djeshme ngriti disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë pasditen e djeshme u kap një i ri nga Gjirokastra, Florid Gërxholli, të cilit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.”, thuhej në njoftimin e policisë. Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.