Nga Vlorë në Gjirokastër, ky është shefi i ri i Policisë Rrugore
Policia e Shtetit ka njoftuar sot disa ndryshime në radhët e shefave të qarkullimit rrugor në disa qarqe.
Sa i përket Gjirokastrës, është larguar Altin Dervishaj dhe në vend të tij është emëruar Naum Doko.
Prej gati tre vitesh, Doko ka qenë shef qarkullimi në Vlorë.
Ndërkohë Altin Dervishaj nga Gjirokastra është dërguar në po të njëjtin pozicion në qarkun Shkodër.
Policia e Shtetit njofton se levisjet jane bere me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.