Tensionet në selinë e PD, ndërhyn Policia e Shtetit, merr në mbrojtje godinën
Policia e Shtetit ndërhyri në protestën në selinë e Partisë Demokratike, në bazë të një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
“Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.
Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, lexohej në deklaratën e policisë para se të ndërhynte.
Brenda disa minutash, policia qetësoi situatën dhe mori në mbrojtje selinë e Partisë Demokratike.