Përvjetori i RD-së, deputetja e Sarandës: Themeluese e fjalës së lirë
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Sarandës njëherësh dhe zëdhënesë e Partisë Demokratike Ina Zhupa kujton 31-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Deputetja e Sarandës e konsideron këtë gazetë si themeluesen e shtypit të lirë shqiptar.
“Rilindja Demokratike” është lindja e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe!
Liria e gjithësecilit të bëhet garancia e lirisë së të gjithëve- kështu hapej RD në 5 janar 1991.
Gëzuar!”, shkruan Ina Zhupa. /Sarandanews.com/