Rama me ministrat online: Do paguhen dritat, taksat e sigurimet një më një!
Taksat, sigurimet dhe pagimi i energjisë elektrike nuk do të falen dhe nuk do të kenë shtyrje të afatit.
Kryeministri Rama bëri paralajmërimin që të mos ketë vonesa për këto tre pagesa gjatë një mbledhje online me ministrat: Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.
“Afatet e bilanceve i shtymë nga fundi i këtij muaji deri në fund të muajit korrik 2020. Po deklamimi i tatim fitimeve dhe sigurimeve nuk shtyhet.
Taksat dhe sigurimet do të paguhen, se ndryshe nuk shkojmë para në këtë luftë dhe përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot.
Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk paguan dritat nuk ka drita”, tha Rama.