Aksidentohet një automjet, dërgohen në spitalin e Sarandës të plagosurit

Nje automjet ka dale nga rruga ne fshatin Xarre duke lene te plagosur 3 familjare.

Burri dhe vajza 5-vjeçare jane plagosur lehte, ndersa bashkeshortja ne gjendje me te rende.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

KOMUNIKATA E POLICISË

Rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit