Sherr në një qendër interneti në Ksamil, 38-vjeçari plagos me thikë të miturin! Autori përdorues droge, policia e arreston në shtëpinë e xhaxhait (EMRI)
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti pas një sherri për motive banale.
Mësohet se 38-vjeçari Emiliano Buzaj ka goditur me thikë një 17-vjeçar me inicialet S.K., pas një konflikti çasti ndërsa pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.
I riu ka marrë plagë në kofshë ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Rreth gjysmë ore pas ngjarjes policia e arrestoi Buzajn i cili ishte fshehur në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ksamil.
Sakaq, burime nga policia e Ksamilit bëjnë me dije se 38-vjeçari është përdorues i drogërave të forta. 3
8-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.