PD Sarandë: Me 12 janar festojmë themelimin e degës, ftojmë dhe demokratët që kanë ide kundra

Dega e PD Sarandë ka njoftuar organizmin e një eventi me datë 12 janar me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës.

Në njoftim dega e PD Sarandë fton dhe ata demokratë që kanë qëndrime të kundërta.

POSTIMI

Të nderuar demokrat!

Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Sarandë organizojmë nje ceremoni festive me 12 janar 2022, ora 11:30 ne Hotel Mediterranea!

Ftojmë çdo demokrat pavarësisht ideve personale dhe qëndrimeve ndër vite të na bashkohet në këtë ceremoni  duke respektuar kontributin e gjithsecilit në këto 31 vite./Sarandanews.com/