Në Bashkinë Sarandë një roje pylli ka rrogë më të lartë se juristët, inxhinierët, ekonomistët dhe arkitektët
Po të hulumtosh në databazën e publikuar të pagave zbulon absurditete nga më të ndryshmet.
Në Bashkinë Sarandë fjala vjen, një roje pyjesh paguhet më shumë se një jurist, arkitekt, inxhinier apo ekonomist.
Në tabelën më poshtë shihet rroga 62,200 lekë e rojes së pyllit, e cila rezulton më e lartë nëse e krahason me rrogat e disa punonjësve të tjerë që kanë profesionet e sipërcituara.