Sarandë, makina merr flakë nga kondicioneri
Mbrëmjen e sotme, një automjet është përfshirë nga zjarri në Sarandë. Pas ndërhyrjes së specialistëve të shërbimit zjarrfikës që ndodheshin në vendngjarje u arrit të evitohej djegia e plotë e makinës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës së 4 në qytetin e Sarandës.
Në kabinën e mjetit tip “Opel” në pronësi të firmës ISAK, shpërtheu zjarri, që nga ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, u evitua përhapja e zjarrit në motorin dhe pjesën tjetër të makinës. Nga hetimi u përcaktua se shkaku i zjarrit në mjet ishte kondicioneri.