Sarandë/ U arrestua pasi iu gjetën 3 armë në banesë, biznesmeni 36-vjeçar: Janë artizanale! Ja çfarë vendosi gjykata
Gjykata e Sarandës, ka liruar biznemenin e kondicionerëve me iniciale Dh.N. i cili u arrestua tre ditë më parë pasi në banesë iu gjetën 3 armë.
36-vjeçari ka deklaruar në gjykatë se armët janë artizanale dhe të blear në tregun e suvenireve në Greqi, por pavarësisht kësaj, policia e ka arrestuar nën dy akuza.
Shkak për kontrollin e banesës së biznesmenit, ishte fakti se shtëpia e tij ndodhe pas një supermarketi ku një javë më parë u grabit një shumë prej 200 mln lekësh.
Biznesmeni tha se i ishte prishur pajisja e rregjistrimit të kamerave DVR dhe ndaj nuk mund ta ndihmonte policinë, por një kontroll në banesë për të vërtetuar këtë gjë, i zbuloi atij “armët”.
Gjykata megjithatë vendosi ekspertim për 2 revolverat dhe 1 pistoletë edhe pse dukshëm ato janë jashtë funksionit luftarak.