Demokratët në sherr, socialistët e Sarandës përgatiten për strukturat drejtuese

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë është përfshirë në një konflikt pasi një pjesë janë ndarë me Lulzim Bashën dhe pjesa tjetër me Sali Berishën.

Situata duket mjaft e tensionuar aq sa nuk kanë munguar dhe sulmet e forta brenda llojit.

Ndonse kjo situatë mes demokratëve të Sarandës do vijojë të zgjesë, nga krahu tjetër politik ka nisur puna organizative për zgjedhjen e strukturave drejtuese.

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma dhe kryetarja e PS Sarandë vijojnë ccdo ditë takimet me socialistët.

“Vazhdojmë me proçesin e zgjedhjeve të kryetarëve, bashkëkryetarëve dhe sekretarëve për çdo OS.

Vazhdojmë me zgjedhjen e strukturave drejtuese të OS në lagjen 4 Sarandë”, shkruan Adrian Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/