Dosja për shefat e jugut, vetëdorëzohet në polici delvinjoti Gjergji Kohila
Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici.
Ai është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.
Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij.
Aktualisht po ekzekutohet masa e gjykatës nga oficerët e narkotikëve në policinë e Tiranës.