Rreshjet intensive të shiut, prefekti Mamaj: Ja si është gjëndja në Delvinë, Finiq, e Konispol
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka folur dje në mbrëmje në një prononcim për media lidhur me situatën me motin e keq, ku sot pritet ndërhyrja në Mesaplik ku është dëmtuar ura.
Ndërkohë uji në lumen Vjosa ka arritur në kuotën 7.6 metra, ndërsa janë 11 familje të evakuuara.
Në 8 metra, sipas prefektit rreziku shtohet ndërsa shohim rritje të prurjeve edhe në Tepelenë dhe Memaliaj. Fshati Mesaplik mbetet i izoluar për shkak të dëmtimit të urës ndërsa probleme ka edhe në Selenicë.
“E gjithë situata e sotme në qark ka qenë me intensitet të lartë të reshjeve, kryesisht në zonën e Konispolit, Himarës, Finiqit, Delvinës, në lumen e Vlorës dhe njësinë administrative Novoselë.
Situata siç e shihni është e rënduar nga reshjet dhe shpresojmë që me ngadalësimin e intensitetit të reshjeve gjatë mesnatës ta kemi nën kontroll situatën deri nesër në mëngjes”, u shpreh ai.