Matilda Qurku ndihet e kërcënuar: Më ka ardhur një mesazh i frikshëm nga PD-ja  

Ish sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, ka postuar një mesazh në faqen e saj ku pretendon se i është dërguar selia e PD-së.

Në mesazh thuhet se SHBA nuk është me Berishën dhe se do ketë pasoja për PD nëse e ndjek pas.

Në postimi e saj Qurku shkruan:

“Ky mesazh më ka ardh edhe mua…

Mesa morra informacion nga dega që mbuloj,ky sms u ka shkuar vetëm delegatëve të partisë dhe jo atyre të dal nga organizatat partnere LDG dhe FRPD..

Kjo gjë tregon që ky sms është dërguar tek ne nga sistemi i Partisë Demokratike pasi vetëm ata i kanë numrat e funksionarëve të degëve..

Pas manipulimit të listës së delegatëve ky është veprimi i dëshpëruar i rradhës…

Të thuash TURP është pak!”, shkruan Matilda Qurku që ka shpërndarë dhe mesazhin e mëposhtëm. /Sarandanews.com/