FOTO/ Shembet tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë  

Kreu i PD Delvinë, Hari Imeri, përmes një postimi shkruan se tuneli i rrugës “Kardhiq-Delvinë” është shembur.

Kjo sipas tij ka ardhur si pasojë e punimeve të një cilësie shumë të ulët.

“Tuneli i rrugës “Kardhiq-Delvinë” sikurse duket edhe në foto është shembur ! Kjo gjendje vjen si pasoj e punimeve të një cilësie shumë të ulët.

Miliardat e siguruara nga taksat e qytetarëve po shkojnë dëm dhe jo në shërbim të tyre.

9-vite ishin të mjaftueshme që kjo rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin e zonave përreth të përfundonte”,  shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/