Finiq, drejt përfundimit procesi i marrjes të titujve të pronësisë në komunitetin e Alikos
U dorëzua nga kontraktori produkti i rregjistrimit fillestar të pronave në komunitetin e Alikos.
E gjithë dosja e regjistrit të pronësisë në format dixhital, i cili përfshin një katalog elektronik dhe një software të posaçëm në të cilin regjistrohen të dhënat e secilës pronë , iu dorëzuan kryetarit të bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço dhe ASHK Sarandë për miratim përfundimtar.
Duhet theksuar se, për 45 ditë pas miratimit përfundimtar, listat do të afishohen publikisht ku çdo qytetar do të mund të kontrollojë pasurinë e tij për çdo gabim.
Në fazën e parë, të gjitha sipërfaqet sipas ligjit 7501 u regjistruan në një hartë dixhitale me rezultate jashtëzakonisht mbresëlënëse për të dhënat e territorit.
Tashmë kemi një tablo të qartë, falë punës së mundimshme dhe sistematike të muajve të fundit.