Paralajmërimi i Ramës: Mund të vijë momenti që pa vaksinim të ndaloheni për të shkuar në punë
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë sot vaksinimin e detyruar të popullsisë. Në një prononcim për mediat pasi mori dozën e tretë, kreu i qeverisë bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen.
Rama tha se mund të vijë një moment që nënpunësit do të ndalohen të shkojnë në punë nëse nuk janë ta vaksinuar.
“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se edhe ata që kanë biznese do të ndalohen t’i hapin nëse nuk janë imunizuar. Të njëjtën masë paralajmëroi edhe për çdo shtetas që futet në Shqipëri.