“Lajm i mië në kohë të zymta”, vendet anëtare të BE-së i thonë “PO” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi në një video-konferencë të zhvilluar mesditën e sotme që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këtë e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës përmes twitter-it: “Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.”
Gjithashtu komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një reagim në twitter ka konfirmuar faktin se sot vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje opër hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu shkon si një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për #ËesternBalkans: e ardhmja juaj është në BE”.