Tragjike: Zjarri në banesën në Gjirokastër, ndërron jetë 12-vjeçarja
Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.
Vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico.
Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa dyshohet se ajo ishte me autizëm.
Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.