COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Greqi
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi edhe në Greqi.
Raportohet se vetëm në orën e fundit janë shënuar dy viktima.
Mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 86-vjeçare dhe një burrë 64 vjeç.
Ata ishin të shtruar në spitalin e Athinës “Sotiria”, por nuk kanë mundur të mposhtin virusin vdekjeprurës, që po alarmon gjithë botën.
Me këto dy viktima ka shkuar në 19 numri i personave të vdekur nga COVID-19 në Greqi.