Dy vjet nga tërmeti, deputetet e Sarandës: Ka qenë një natë e tmerrshme
Dy deputetet e Sarandës Anila Denaj dhe Ina Zhupa, kanë bërë një reagim në dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.
Denaj shkruan se 2 vite pas asaj tragjedia, Shqipëria është ringritur më e fortë.
“Në përkujtim të 2 vjetorit të Tërmetit të 26 Nëntorit
Lutje për jetët që humbëm
Sot jemi ringritur më të fortë nga kjo tragjedi, nga ku kemi lënë pas rrënojat dhe po punojmë çdo ditë për rimëkëmbjen”, shkruan Denaj.
Ndërkohë, Ina Zhupa shpreh të kundërtën ku sipas saj fatkeqsia vijon ende, pasi shumë familje jetojnë në çadra.
“Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 me 51 viktima! Lutje për shpirtrat e pafajshëm që humbën jetën.
Fatkeqësi e madhe për shqiptarët ajo natë e tmerrshme.
Por sot fatkeqësia vazhdon për qindra familje që ende jetojnë ne cadra në dimrin e tretë, qindra të tjera banojnë me qera me paratë e tyre se shteti nuk ju jep as bonusit.
Mijëra familje ende nuk kanë shtëpinë e tyre nga procesi i rindërtimit! Korrupsioni, klientelizmi, pasurimi i oligarkëve mbizotëron edhe këtë proces si cdo gjë tjetër në qeverisjen e kalbur”, përfundon Ina Zhupa. /Sarandanews.com/