Delvinë, ndahet nga jeta Beatricja ish anëtarja e kryesisë së PD  

Kreu i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, ka ndarë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të ish anëtares së kryesisë të PD Delvinë.

“Beatricja nuk do të jetë më mes nesh fizikisht, por kujtimet e saj do të na shoqërojnë gjithmonë.

Ish anëtarja e kryesisë të PD Delvinë, do të mbahet mend nga unë si një grua fisnike me qëndrime konseguente dhe moral të padiskutueshëm.

Në emër të degës dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortit, djalit, vajzës dhe të gjithë të afërmve të saj”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/