Bashkia Sarandë pjesë e nismës së regjistrimit të adresave
Bashkia Sarandë bën thirrje për të regjistruar adresën e banimit në E-Albania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë bashkisë.
“Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë bashkisë. #Adresaime – Çelësi për të gjitha shërbimet publike!”, informon Bashkia Sarandë.
Bledi Çuçi njoftoi ditën e djeshme nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit.
Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banoni.
Bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë.
“Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku. Ky regjistër duhet të jetë referenca e vetme për t’u orientuar kudo në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e mirë adresave të çuditshme që sa herë i dëgjojmë duket sikur janë aty pikërisht për të na treguar zhvillimin kaotik të pas viteve ’90. #ADRESAIME – Çelësi për të gjitha shërbimet publike”, shprehet Çuçi.