Humb jetën një tjetër person nga koronavirusi në Shqipëri

Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Viktima është Ndue Marinaj, 48 vjeç, i cili është konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek spitali Infektiv.

Sipas ABC news, Marinaj ishte me origjinë nga Puka dhe ka në bashkëpronësi një biznes në Tiranë.

 

Dyshohet se Marinaj është infektuar nga një kontakt me pacientin zero.