Arrestohen tre persona në Delvinë, dyshohen se përdornin lojëra fati
Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë arrestimin në flagrancë të shtetesave I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë.
Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera dhe 3 televizora, të cilët dyshohet se përdoreshin për lojra fati.
Materialet kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.