Koronavirus, Dritan Leli flet në “Top Talk”
Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, kryebashkiaku Dritan Leli i Vlorës.
Vlora, është një nga bashkitë më të mëdha që njihet nga të gjithë si kryeqendra e Jugut.
Leli ishte i ftuar në “Top Talk”, për të folur për situatën në qytetet, pas koronavirusit që ka kapluar të gjithë vendin por jo vetëm, dhe deri më tani është duke rrezikuar jetë njerëzish.
Dritan Leli: Edhe për arsye të ndjeshmërisë time më të madhe në lidhje me situate të tilla emergjentë, që kanë lidhje me shëndetin e popullatës, për arsye të formimit tim si mjek, kanë filluar shumë më parë se kanë filluar të gjithë të tjerët, sepse kam menduar gjithmonë që të parandalosh është më mirë që të luftosh atë që të vjen përballë.
Këto janë bërë shumë më parë se të reklamoheshin në media dhe media sociale, denzinfektimi ka qenë i përhershëm në të gjithë ambientet publike ku ka pasur grumbullime të shumta të njerëzve.
Me siguri ka pasur dezinfektim në të gjitha rrugët e qytetit, në të gjitha hyrjet e pallateve, përveç ndonjë lagje që mund të ishte e populluar me ndonjë shtëpi private.