Adrian Gurma ndjek nga afër pastrimin e territorit në Çukë

Bashkia e Sarandës vijon me intesitet të lartë punën për pastrimin e territorit në gjithë sipërfaqen që ajo mbulon nga mbetjet dhe plehrat.

Prej disa ditësh punonjësit e bashkisë kanë dal në terren në njësi të ndryshme administrative për të pastruar territorin, ndërkohë që kërkojnë dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos hedhin mbetjet vend e pa vend.

Sot aksioni ka vijuar në Çukë, një zonë problematike ku po punohet me ritme të larta për heqjen e çdo mbetje nga territory.

Për të ndjekur nga afër këtë proçes ka qenë dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.

“Vazhdojmë me pastrimin e territorit në aksin rrugor pranë fshatit Çukë. Ecim”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/