KLP cakton drejtuesit e prokurorisë në Gjirokastër
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot caktimin e përkohshëm të drejtuesve të Prokurorisë në Gjirokastër.
KLP caktoi për një periudhë tremujore Julian Çafka, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.