EMRI/ Sarandë, gjendet i pajetë në fshatin Gjashtë një i moshuar
Një person i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë në Sarandë.
Personi i pajetë identifikohet si Spiro Denjeli 77 vjeç.
Nga hetimet paraprake, i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup. Pavarësisht se me origjinë ishte nga Fushë-Kruja, 77-vjeçari jetonte i vetëm në fshatin Gjashtë.
Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
77-vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit me gruan e vetë, ku kjo e fundit jeton sëbashku me fëmijët në Greqi