Hodhi mbetje në Kanalin e Çukës, arrestohet nga policia 60 vjeçari

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E.F.,60 vjec, banues në lagjen Nr.1, Sarandë.

Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” duke hedhur nga ndërtesa shtatëkatëshe mbetje llaçi ne grykëderdhjen e lumit “Bistricë”

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.