Drejt përfundimit Ujësjellësi Rajonal i Finiqit nga burimet e Merkos
Drejt përfundimit Ujësjellësi Rajonal i Finiqit (Linjat e jashtme) nga Burimet e Merkos
Përfitues të projektit janë fshtatrat: Karoqi, Qesarat, Gravë, Komati, Pandajlemoni, Kalcati, Llazati, Livadhja, Kodra, Kullurica, Lefter Talo, Sopiku, Vagalati.
Fillimi i punimeve : 11.06.2020
Mbarimi i punimeve: 11.06.2022
Deri tani ka përfunduar ndërtimi i linjës kryesore nga Stacioni i Pompave ( Burimet e Merkos) deri tek Puseta Shpëndarëse Pandajlemon.
Nga puseta shpëndarëse Pandajlemon furnizohen me ujë depot e Fshatrave : Komat,Pandajlemon, Llazat, Kalcat, Kodër, Livadhja dhe Puseta shpëndarëse Sopik.
Kanë përfunduar të gjitha linjat që lidhin Pusetën shpëndarëse Pandajlemon me depot e fshatrave që furnizohen nga kjo Pusetë shpëndarëse.
Nga puseta shpëndarese Sopik furnizohen me ujë depot e Fshatrave :Sopik, Vagalat, Lefter Talo, Kullurice dhe për të ardhmen e afërt edhe Fshatrat Pllakë dhe Halo.
Kanë përfunduar të gjitha linjat që lidhin Pusetën shpëndarëse Sopik me depot e fshatrave që furnizohen nga kjo Pusetë shpëndarëse pervec linjave të fshatrave Pllakë dhe Halo që janë pjesë e një projektri të ri.
Janë shtrirë gjithsej 29,000ml tub HDPE Od63-Od160 me presione nga PN10-PN25,dhe tuba çeliku 22,000ml me diametër nga Ø60-193, janë gërmuar afërsisht 40,000m3 shkëmb dhe tokë natyrale, janë hapur 4900ml trase për shtrimim e tubit dhe janë hapur 1600ml rrugë të reja për tek depot.
Ka përfunduar ndërtimi i depove në fshatrat Gravë, Komat,Pandajlemon, Llazat, Kalcat, Kodër, Livadhja, Sopik,Vagalat, Lefter Talo, Kulluricë.
Kanë përfunduar punimet tek Stacioni i pompave dhe vepra e marrjes.
Tek stacioni i pompave po punohet për vendosjen rakorderive për lidhjet e pompave me depon grumbulluese,
Në të gjitha depot e punohet me sistemimet e jashtme, rrethimet dhe ndricimi i tyre.
Deri tani janë kryer afersisht 93% e punimeve.Besojme që përfundimi i zbatimit të punimeve do të jetë para afatit të përfundimit të kontratës.