Grabiti 50- mijë euro në Ksamil, Vangjel Pella sërish kërkesë për lirim nga qelia
Grabitja në Ksamil, Vangjel Pella sërish kërkesë për lirim nga qelia. Pasi ju refuzua kërkesa e parë në 25 tetor, në 5 nëntor është rregjistruar një tjetër kërkesë nga ai.
Ajo pritet të shqyrtohet nesër në orën 08.30 nga gjyqtari Fatmir Ndreu.
Ky i fundit ishte i njejti gjyqtar që i refuzoi lirinë dy javë më parë të dyshuarit si bashkëpunëtor në grabitjen e 50 mijë eurove në shtëpinë e biznesmenit Lorenc Poka në Ksamil verën e këtij viti.
Për ngjarjen janë në qeli Vangjel Pella bashkë me kosovarin Hil Mema, ndërkohë që dy kosovarë të tjerë janë ende në kërkim.