Konispol, Shuaip Beqiri lë këshillat për Covidin: Nisim punën për pastrimin e kanaleve kulluese
Bashkia e Konispolit që drejtohet nga kryebashkiaku Shuaip Beqiri pas këshillave të pafundme se si qytetarët të mbrohen nga Covid-19, këtë të hënë është kujtuar për tu marrë dhe me ccështje te tjera të rëndësishme për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia e Konispolit bën me dije se ka nisur puna për pastrimin e kanaleve kulluese, duke i paraprirë rrezikut të dimërit.
“Po përgatitemi për stinën e dimrit. Vazhdojmë me pastrimin e kanaleve kulluese dhe rehabilitimin e rrugëve të brendëshme në parcela”, njofton bashkia Konispol.
Këto masa do të jenë gjithashtu ndihmesë për fermerët e manderinave të cilët kanë filluar mbledhjen dhe eksportimin e tyre.