Ministrja Bora Muzhaqi: U kënaqa shumë këtë të diel në Sarandë

Një nga ministret e reja të Edi Ramës, Bora Muzhaqi, këtë fundjavë ka qenë për vizitë në qytetin e Sarandës.

Ajo ka vizituar manastirin e 40 shenjtorëve, ndërsa në mbrëmje shkoi dhe tek bashkia e Sarandës ku ka nga afër këndin e librave të vendosur në hyrje të institucionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Muzhaqi shkruan:

“E diela kulturore/ e natyrës në Sarandë!

Sot vizitova manastirin e 40 shenjtorëve, ku jo vetëm ka një pamje fantastike të Sarandës, por edhe kupton pak nga historia nga Saranda mori emrin”, shkruan Bora Muzhaqi që për të gjithë ata që se dinë është Ministre e Rinisë në qeverinë “Rama 3”. /Sarandanews.com/