Reuters: BE hap dritën jeshile për Shqipërinë
“Bashkimi Europian do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters në bazë të një draft vendimi që ka siguruar, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut.
Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.
Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.
Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.
Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës.