Grabitën me armë noterin në Sarandë, arrestohen 3 persona (EMRAT)
Tre persona janë arrestuar në Sarandë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës dhe dhunës i kanë marrë një shumë parash noterit Thoma Kaçi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe 4 aparat celular.
Kujtojmë se disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.
Ndërkohë është duke vijuar puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.