Saranda, e pa prekur nga COVID-19

Ditën e sotme Ministria e Shëndetsisë bëri të ditur se numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri shkoi në 197.

Harta e qyteteve që janë prekur nga COVID-19 është 16-të, ku vendin e parë me mban Tirana me 113 raste.

Ndërkohë, fatmirsisht Saranda është e paprekur nga ky virus, duke mos pasur asnjë rast.

Në qytetin e Sarandës janë kryer deri më tani 18 teste dhe të gjitha kanë rezultuar negativë.

Për tu theksuar është fakti se të gjithë autoritetet vendore në Sarandë, kanë marrë të gjitha masat për çdo rast emergjence. /Sarandanews/