Eko-Kampusi i Sarandës që ende nuk po hapet
Gjashtë vite pas premtimit për kthimin e rezidencës qeveritare në Sarandë në kampus arsimor, kjo nismë e vitit 2015 ka mbetur në letër edhe pse per Eko Kampusin jane financuar lekë nga buxheti i shtetit.
Rikonstruktimi i objektit ka kushtuar më shumë se 270 milionë lekë, por ende nuk ka shërbyer qoftë edhe për një nxënës të vetëm.
Sipas informacioneve EkoKampusi ka përfunduar në vitin 2017, por godina nuk është funksionale pasi nuk janë realizuar instalimet elektrike, hidraulike, dhe nuk janë vendosur pajisjet për zhvillimin e mësimit.