Kreu i PD Delvinë sulmon mbështetësit e Berishës: Ju po të vini në pushtet s’të hapni telefonin
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Delvinës, Hari Imeri, ka sulmuar mbështësit e Sali Berishës.
Imeri shkruan se ata kur janë në pushtet nuk denjojnë të ngrenë as telefonin, ndërsa tani opozitë i shohin njerzit si ëngjëj.
“Përtej gjykimit se kush ka të drejtë apo jo, pra Basha apo Berisha, së fundmi indikacionet më sinjalizojnë një mungesë të theksuar sinqeriteti kur thuhet dhe stërthuhet nga disa personazhe në çdo studio, media, portale apo tryeza: “Anëtarët e Kuvendit të PDSH janë organi më i lartë në PDSH, janë gjigandër të vendimmarrjes, janë më të bukurat dhe më trimat e këtij vendi, janë shpirti i kësaj force politike, e të tjera si këto”.
Sigurisht për ju që e keni lidhur kontratën me PDSH mbi bazën e interesave meskine, në opozitë anëtarët e Kuvendit të PDSH shihen si yje që shëndrinë në skenën politike, shihen si fronti që duhet të përballen me çdo të keqe dhe me pasojat e çdo kostoje në familje apo shoqëri.
Në qeverisje? Ju nuk keni kohë ti hapni as telefonin, se nuk janë më kaq të rëndësishëm, sepse ju hallin nuk e keni as te Berisha as te Basha dhe as te demokratët. Historia ka dëshmuar se ku e keni hallin ju”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/