Në 1 Nëntor rifillon linja e trageteve Sarandë– Korfuz– Sarandë
Në 1 Nëntor rifillon linja e trageteve Sarandë – Korfuz – Sarandë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia Finika Lines, kompani e cila operon prej vitesh në këtë linjë transporti udhëtarësh me anije.
Linja e trageteve ishte bllokuar nga autoritetet portuale të Korfuzit për shkak të mungesë së mjekëve për testet anti covid në portin e Korfuzit.
Orari i linjës së trageteve nga Saranda drejt Korfuzit është çdo ditë në orën 10:30, ndërsa nga Korfuzi drejt Sarandës është çdo ditë në orën 09:00 me orën e Greqisë.