Arrestohet 46 vjeçari nga Konsipoli në Ksamil, ndërtonte pa leje
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar një ndërtim pa leje.
Pas ketij konstatimi eshte arrestuar në flagrancë shtetasi A.D, 46 vjeç, banues në Konispol, pasi në Ksamil, u konstatua se ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje nga autoritetet kompentente.