Tik Lapaj takon militantin e famshëm të Berishës: Ka plot halle po është opozitar i vërtet
Tik Lapaj ka takuar një personazh qesharak të rrjeteve sociale Ilir Vrenozi, që njihet si një militant i Sali Berishës dhe për mallkimet që bën ndaj kryeministrit Edi Rama në videot e tij live duke ngrënë fasule.
Ky personazh qesharak është kthyer në një njeri të dashur për kundërshtarët e Ramës dhe sot ai i është bashkuar dhe lëvizjes së homologut të tij Tik Lapajt.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkruan se Vrenozi i famshëm, ka halle shumë të mëdha dhe është një opozitar i vërtet.
“Me mikun tim Ilir Vrenozi.
Iliri është një nga njerëzit që më së shumti dua në vendin tonë. Dua dlirësinë e tij. Dua shumë opozitën e veçantë e aq natyrale që ai bën ndaj klasës politike dhe shoqërisë në tërësi…ja ashtu me fjalë të thjeshta. Iliri nuk i nënshtrohet as fatit, as ekonomisë e as pushtetit.
Ai e rrëzon tezën se “nuk flasim pasi na heqin bukën e gojës”. Me qira jeton Iliri, plot halle, por prapë nuk e negocion lirinë.
Më njofton sa herë niset për Tiranë, anulloj çdo gjë dhe i ndaj pak orë me të”, shkruan Tik Lapaj që me ketë përforcim të madh po bën që qeveria të dridhet. /Sarandanews.com/