Adrian Gurma pret “gjermanët” në zyrë: Çfarë u diskutua…
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur këtë të mërkurë në zyrën e tij një delegacion me përfaqësues nga qyteti i Lübeck në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurma shkruan se fokusi i diskutimeve ka qenë menaxhimi i integruar i mbetjeve, sistemi i kanalizimeve dhe mbi modernizimin e shërbimit të ndarjes në burim të mbetjeve.
POSTIMI
Mirëpritëm sot një delegacion me përfaqësues nga qyteti i Lübeck në Gjermani, me të cilët diskutuam mbi mundësitë për ndërtimin e mardhënieve të ndërsjellta mes dy qyteteve tona.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi ecurinë e punëve të Bashkisë Sarandë në drejtim të menaxhimit të integruar të mbetjeve, sistemin e kanalizimeve dhe mbi modernizimin e shërbimit të ndarjes në burim të mbetjeve. /Sarandanews.com/